“Balaj i këtij sezoni është më i mirë, nuk pret vetëm penalltitë”! Starova tregon problemin e Vllaznisë: Nuk zotëron shumë topin…

Starova ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. I pyetur në lidhje me Vllazninë kryesuese, Starova ka treguar pikën e fortë të shkodranëve, por njëkohësisht edhe pikën e fortë të skuadrës së Martinit.

“Vllaznia është për t’u përgëzuar, padiskutim. Në ndryshim nga viti i kaluar vihet re mungesa e Partizanit. Nëse më parë ishte në vendet e para, këtë vit Partizani është në vendet e fundit.

Sa i përket Vllaznisë, ka shumë për të përgëzuar, por edhe gjëra ku mund të punohet. Përshembull unë kam parë që dy ekipet e tjera si Dinamo apo Egnatia kanë përdorim më të mirë topi se Vllaznia. Një ekip që duhet të dali kampion si Vllaznia duhet të ketë përdorim më të mirë topi.

Zakonisht kur Vllaznia është në avantazh, kthehet dhe mbrohet në zona shumë të ulëta në portën e saj. Më pas kur e do golin e avantazhit, hidhet e gjitha në sulm. Prandaj thashë që te Vllaznia duhet të punojnë më shumë në këtë pjesë. E pashë edhe kundër Flamurtarit, qëndruan shumë në pritje në pjesën e parë, pastaj u hodhën në sulm pasi morën golin, po ishte shumë vonë.
Pastaj ajo që ka si pikë të fortë Vllaznia janë padyshim lojtarët e saj, në sulm. Balaj më duket më i mirë se në sezonin e shkuar, nëse atëherë bënte gola me penallti, sot i bën nga loja e rregullt. Gjithashtu ardhja e Kallakut i ka dhënë më shumë liri edhe Malës”, tha Starova. /Sport Ekspres/