Ballkani nuk ka mundur ta shfrytëzojë faktorin fushë mbrëmjen e sotme. Kampionët e Kosovës janë ndalur në një barazim 0-0 nga Hamrun Spartans. Skuadra e Ilir Dajës kishte shansin e artë të kalonte në epërsi në minutën e 20 të takimit.
Ballkani fitoi të drejtën e një 11 metërshi, por ishte sërish Emërllahu ai që, për të dytën herë në këto ndeshje në garat europiane, gaboi në gjuajtjen e penalltisë. Loja u dominua nga ekipi nga Theranda, megjithëse në fund mungoi goli. Skuadrat do të ballafaqohen sërish një javë më vonë, kur do të përcaktohet se cili do të kalojë në turin e tretë të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
20′ | Emërllahu misses from the spot again! What a chance to get in front. pic.twitter.com/0pt2PgbHz3
— Kosovo Football ?? (@FootballKosovo) July 23, 2024