“Barazimi do të ishte rezultat i drejtë, Egnatia dominon me meritë”! Shembulli i Armando Cungut: Mos paragjykoni të rinjtë, edhe ne e kemi nisur nga diku

Egnatia ka marrë një tjetër fitore në këtë edicion të Superiores. Kjo skuadër ka arritur që të fitojë me shifrat 2-1 kundër Laçit, duke grumbulluar 3 pikë të tjera. Goli i parë i ndeshjes u relizua nga ana e Joel, i cili pas kombinimeve të bukura mes Fangaj dhe Zejnullai, i pamarkuar në zonë gjeti rrjetën.

Ndërkohë goli i dytë erdhi në minutën e 67 me Fangajn që goditi fort dhe ishte paksa me fat, teksa pas devijimit të topit nga ana e kundërshtarit, do të shkonte në rrjetë. Vetëm gjashtë minuta më vonë Boçka realizoi një super gol te Laci, por ky realizim i shërben vetëm statistikave. Më vonë gjeni intervistat e trajnerëve në “RTSH Sport”:

Armando Cungu: “Ndeshjen e nisi mirë Egnatia, por pas pësimit të golit, më pas ishim ne protagonist. Me pak kujdes në pasimin e fundit do të kishim dalë më shumë para portierit kundërshtar, mungoi pasimi i fundit. Egnatia dominon me meritë në Superiore, nuk është e lehtë të luash kundër tyre. Ne kemi bërë punën tonë, ekipi u mundua, u shfaqëm rrezikshëm para portës kundërshtare. Për mua barazimi do të ishte rezultati i drejtë. Në fund luajtëm edhe me 4-2-4, e dinim se po luanim ndaj një ekipi me shumë vlera si Egnatia por luajtëm gjithcka për gjithcka, ose të pësonim një gol tjetër ose të shënonim. Kemi një ekip të ri, por unë dua që të rrëzoj poshtë atë paragjykimin që është ngritur që janë të rinjë, nuk mund të rrezikosh. Të rinjë kemi qenë të gjithë kur e kemi nisur, duhet t’i japim mundësinë për të treguar vlerat e tyre. Jam shumë i kënaqur me arbitrimin sot dhe e falenderoj”.