PSG-ja arriti të merrte një pikë të vlefshme në minutën e fundit të ndeshjes kundër Newcastle-s. Parisienët barazuan në minutën e 98 me anë të një penalltia të dyshimtë që ka shkaktuar mjaft polemika në opinionin publik. Por trajneri i PSG-së mendon se ekipi i tij meritonte më shumë se barazimi, pasi sipas tij luajtën në ndeshje të kompetuar në çdo aspekt.
“Pa asnjë dyshim, ne e merituam të paktën barazimin. Mendoj që luajtëm një ndeshje të kompetuar. Ne meritonin ta fitonim ndeshjen pa dyshim. Ishim më mirë se Newcaslte”, ka deklaruar Luis Enrique./Halit Delibashi-Sport Ekspres/