Siç është paralajmëruar, ish-lojtari i Leipzig, Dani Olmo, është prezantuar në Barcelonë. Lojtari nënshkroi deri në verën e vitit 2030 dhe klauzola e tij e blerjes është 500 milionë euro.
Dani Olmo rikthehet te Barcelona pas një dekade. Sulmuesi mbërriti në La Masia në vitin 2007 nga Espanyol dhe pas shtatë vitesh tek të rinjtë Blaugranas, ai vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, duke nënshkruar për Dinamon e Zagrebit.
Në Kroaci, Olmo vazhdoi të zhvillohej si lojtar dhe arrit shumë në listën e trofeve, pesë tituj të kampionatit dhe tre Kupa të Kroacisë dhe Superkupa e Kroacisë, si dhe dy herë duke u shpallur lojtari i vitit në vend. Teksa luante për Dinamon, Olmo debutoi edhe në Champions League.
Në vitin 2020, talenti i tij tërhoqi interesin e klubeve në të gjithë Evropën dhe përfundimisht u transferua në klubin gjerman RB Leipzig. Katër sezonet e tij në Bundesligë e panë atë të fitojë dy Kupa të Gjermanisë dhe një Superkupë të Gjermanisë në të cilën ai shënoi një hat-trick në një fitore 3-0 kundër Bayernit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/