Barcelona e kërkoi ta merrte në ekip pas dëmtimit të Ter Stegen, Navas: Nëse më thërret Florentino Perez, vij me nota nga Kosta Rika në Madrid

Në fund të shtatorit, Barcelona ishte pa Ter Stegen, i cili i këputi ligamentet ndaj Villarreal, gjë që ishte një goditje e madhe për Hansi Flick.E dhe pse afati kalimtar kishte përfunduar tashmë, katalanasit morën lejen për të sjellë një portier të ri dhe një nga kandidatët për të ardhur te Barcelona ishte edhe Keylor Nava.

Kjo mori vëmendjen e publikut në Spanjë, duke qenë se Navas kaloi ditët më të mira të karrierës së tij te Real Madrid dhe fakti që ai mund të nënshkruante për Barcelonën nuk i ka pëlqyer tifozëve të klubit mbretëror.

Navas pranoi se kishte kontakte me Barcelonën, por se nuk ishte ai që iu ofrua katalanasve. “A më thirri Barcelona kur u dëmtua Ter Stegen? Po, ata kontaktuan agjentin tim i cili më njoftoi se kishte interes për të më sjellë. Ishte një kompliment i madh për mua, por edhe një situatë e komplikuar”, thotë Navas dhe vazhdon.

“Nëse Florentino Perez do të më kishte ftuar, do të kisha ardhur për të notuar në Madrid nga Kosta Rika. Reali është i veçantë për mua, nëse do ta kisha pyetur veten, do ta kisha mbyllur karrierën atje”, tha Navas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/