Barcelona është e pamëshirshme, ekipi i Hansi Flikut shkatërron me 7 gola Valencian

Hansi Fliku ka ndryshuar tërësisht mendësinë e Barcelonës që me ardhjen e tij në krye të pankinës. Goleadat janë kthyer në një rutinë për katalanasit dhe preja e radhës ishte Valencia. Barça është treguar e pamëshirshme mbrëmjen e sotme, teksa ka shkatërruar Valencian me shifrat 7-1.

De Jongu (3’), Ferran Torresi (8’), Rafinja (14’), Fermin Lopezi (24’, 45’+4’), Levandovski (66’) dhe Tarrega (autogol 75’) janë autorët e golave për Barcelonën. Në krahun tjetër, goli i ndjerit për Valencian u shënua nga Hugo Duro në minutë ne 59 të takimit./Sport Ekspres/