“Barcelona është ekipi më i bukur në botë, mbi 150 gola të shënuar”! Trajneri i Interit: Kemi një zemër të madhe, krenar për ekipin tim 

Interi ka zhvilluar një ndeshje spektakolare në Spanjë ndaj Barcelonës, në barazimin 3-3. Nëse për katalanasit nuk kishte dyshime për shkak të formës së fundit, për italianët kishte, pasi vinin nga tre humbje radhazi. Pas ndeshjes, Inzaghi u shpreh krenar për ekipin që drejton dhe duartrokiti kundërshtarët.  “Ata janë një ekip lojtarësh fantastikë. Të vijmë këtu dhe të luajmë një ndeshje të tillë, kundër skuadrës më ofensive dhe më të bukur në botë, duhet të na bëjë krenarë. Por nuk më duhej kjo ndeshje, ka edhe pak keqardhje për pjesën e dytë, për epërsinë e dyfishtë, për 3-2, për 4-3 të anuluar për Mkhitarian. 25 minutat e fundit të pjesës së parë, Lamine Yamal na shkaktoi shumë probleme.  

Duhet të ishim më mirë me Lamine Yamal, nga jashtë është shumë më e lehtë, është një lojtar në fushë që më impresionoi dhe na krijoi shumë probleme në gjysmën e fundit. Më pas ne u përshtatëm dhe ata gjithashtu ranë fizikisht, ata erdhën nga shumë ndeshje dhe një finale të shtunën, por edhe ne kishim shumë ngarkesë. Strategjia e Barcelonës është e rrezikshme, por po shpërblehet. Kanë shënuar 150 gola deri tani, kanë fituar dy tituj dhe janë në garë për dy të tjerë, por sot ishim edhe ne shumë lartë. Pa Leëandoëski? Barcelona ka shënuar 15 gola në 3 ndeshje pa të, është një kampion i madh, por Barcelona ka një ekip ku ikën Pedri dhe hyn Gavi, ikën Leëandoëski dhe hyn Ferran Toress”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/