Barcelona ka kryer me sukses detyrën në Paris. Klubi katalanas mposhti me shifrat 2-3 PSG-në dhe në ndeshjen e kthimit do të synojnë kualifikimin për në çerekfinale. Ksavi është ndjerë krenar me paraqitjen e lojtarëve të tij. Trajneri i Barcelonës ka thënë pas ndeshjes se tashmë skuadra është në gjysmë të rrugës dhe futbollistët besojnë te kalimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Krenar për ekipin. Është koha për të qenë (krenar). PSG-ja është ende favorite. E minimizuam lojën e shkëlqyer të tyre. I detyruam të dilnin jashtë. Presioni ishte i mirë, shumë lart, sidomos në pjesën e parë. Është shumë e vështirë të mbrosh ndaj këtij ekipi, por e kemi bërë shumë mirë.
Lojtarët besojnë. Kemi mundësinë dhe duke luajtur kështu kemi shanset për të shkuar në gjysmëfinale. Jemi në gjysmë të rrugës. Asgjë nuk ka përfunduar. I lumtur dhe krenar me punë ne ekipit, por do të jetë e vështirë në Barcelonë. Mund të thoni që Barcelona është gjallë. Po, është gjallë”, ka thënë Ksavi Hernandezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/