Superkupa e Spanjës ka ofruar spektaklin që nga të gjithë pritej. “El klasiko” ka argëtuar tifozët me gola, teksa ndeshja ka përfunduar me fitoren e thellë 5-2 të Barcelonës. Katalanasit kanë shkatërruar ekipin e Ançelotit dhe kanë ngritur trofeun e Superkupës.
Madrilenët e nisën vrullshëm sfidën, teksa Mbapeja e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 5. Por reagimi katalanas erdhi po në pjesën e parë. Jamali barazoi shifrat në minutën e 22-të, ndërsa më pas ishte Levandovski (36’), Rafinja (39’, 48’) dhe Baldeja (45’+10’) që shënuan golat për Barçën.
Ndërkaq Rodrigo ndëshkoi Barcelonën në minutën e 60, kur portieri Shezni u ndëshkua me karton të kuq për shkaktimin e një goditjeje dënimi. Ishte pikërisht ky faull që solli edhe golin e Rodrigos. Megjithatë shifrat në fund u fiksuan në 5-2 në favor të Barcelonës, që siguroi trofeun e parë për këtë vit./Sport Ekspres/