Barcelona vazhdon të mos e ulë ritmin këtë sezon. Katalanasit kanë “shkelur” edhe Crvena Zvezdën, të cilën e kanë mposhtur me shifrat e thella 2-5. Inigo Martinezi tundi i pari rrjetën në minutën e 13 të takimit, që u barazua më pas në minutën e 27 nga Silasi.
Megjithatë goli i tij në fund do t’i flejë vetëm statistikave. Barça shënoi edhe 4 herë të tjera në portën e Zvezdës me anë të Levandovskit (43’, 53’), Rafinjës (55’) dhe Ferminit (76’). Ndërkohë vendasit ngushtuan shifrat falë Milsonit në minutën e 86, por pa mundur t’i shpëtojnë turpërimit në shtëpinë e tyre. Barcelona konfirmon formën e jashtëzakonshme që po kalon në këtë sezon, ku goleadat janë kthyer tashmë në një rutinë të zakonshme./Sport Ekspres/