Barcelonës i mjafton Dani Olmo, katalanasit shkojnë në +7 pikë nga Reali i Madridit

Barcelona ka bërë detyrën në La Liga. Katalanasit kanë marrë 3 pikët përballë Majorkës. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0 në favor të Barçës. Skuadrës së drejtuar nga Hansi Fliku i mjaftoi goli i shënuar nga Dani Olmo në minutën e 46 për të dalë me 3 pikët nga stadiumi.

Me këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 76 pikëve, 7 pikë më tepër se sa Reali i Madridit. Megjithatë, “los blancos” kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Sport Ekspres/