Interi ka bërë një tjetër arritje të madhe. Zikaltërit kanë eliminuar Bayern Munchen teksa pas fitores në transfertë, arritën që të barazonin 2-2 në shtëpi dhe të kalonin më tej. Menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi ka përgëzuar djemtë e tij për performancën e zhvilluar dhe këtë arritje të madhe.
“Kur shkuam 2-1, në 15 minutat e fundit Bayerni e rriti intensitetin me futjen e Coman dhe Gnabry. Bayerni kishte qenë në San Siro katër herët e fundit dhe fitoi katër herë. Jemi shumë të lumtur dhe plot krenari. Kemi marrë një arritje të madhe, nuk mund të arrish gjithmonë në gjysmëfinale dhe prandaj jemi shumë krenar. Unë e quaj veten një trajner me fat, e quaj veten një trajner me fat pasi unë stërvis burra”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/