“Bëhu arbitër”/ Thirrje për të rinjtë, arbitrat e Superkupës së Shqipërisë përcjellin mesazhin e veçantë

Në kuadër të fushatës për rekrutimin e arbitrave të rinj, finalja e Superkupës së Shqipërisë Egnatia – Kukësi, që do të luhet sot në mbrëmje në “Arenën Kombëtare”, do të shoqërohet me një mesazh të veçantë nga arbitrat e ndeshjes.

Në momentin e daljes në fushë, arbitrat do të kenë të veshur bluza me mbishkrimin “Bëhu Arbiter”, një thirrje që synon të tërheqë të rinjtë dhe të apasionuarit pas futbollit për t’iu bashkuar këtij profesioni kaq të rëndësishëm.

Gjithashtu, gjatë gjithë lojës, arbitrat do të mbajnë një shirit në krah me të njëjtën logo, duke e bërë këtë nismë të dukshme në çdo moment të ndeshjes.

Fushata “Bëhu Arbiter” është pjesë e një programi të gjerë të mbështetur nga UEFA dhe federatat europiane, me qëllim për të rekrutuar arbitra të rinj në të gjitha vendet, por jo vetëm, pasi synohet të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e arbitrave në zhvillimin e një loje të drejtë dhe profesionale. Për të gjithë të rinjtë që janë të interesuar pë t’u bërë pjesë e botës së bukur të arbtrimit, mund të aplikojnë në këtë link: