UEFA vazhdon t’i besojë FSHF evenimente të rëndësishme. Pasi ia doli me sukses në finalen e Conference League në vitin 2022, tanimë Shqipëria pret një tjetër event me shumë peshë. Bëhet fjalë për kampionatin europian për moshat U-17 që do të mbahet në vendin tonë në 2025.
FSHF ka bërë së fundmi një postim duke i ftuar njerëzit që të mbeten pjesë e historisë. Kështu secili që dëshiron, mund të dërgojë një propozim për maskotin e këtij turneu. Ky dërgim i dizenjimit bëhet në adresën e emailit, [email protected]. Në fund, puna më e mira do të ketë mundësinë që të shoh maskotin e dizenjuar prej tij në kampionatin europianit të U-17. /Sport Ekspres/