Bekim Balaj po kalon rini të dytë! Tani në Shkodër kanë lojtarin e Kombëetares, Partizani mund Teutën

Bekim Balaj është rikthyer prej kohësh në Shkodër, por sulmuesi i Kombëtares, tani mund të thuhet me plot gojën se është pjesë e Vllaznisë. Balaj po kalon një rini të dytë në këtë skuadër sa i përket shpërthimit me golat e shënuar.

Tre gola ka shënuar sot Balaj kundër Skënderbeut, në fitoren 0-4 të Vllaznisë. Në minutën e 24, 60 dhe 90 ishin golat e këtij sulmuesi që i dhanë epërsinë shkodranëve. Ndërkohë Mala do të shënonte golin tjetër në minutën e 74.

Nga krahu tjetër Partizani ka marrë një fitore të munguar dhe me vlerë kundër Teutës, 0-2. Goli i Janjevas në minutën e 46 dhe Podstrelov në minutën e 77, vulosën historinë e këtij takimi. /Sport Ekspres/