Adrian Bajrami do të jetë lojtar i Benfikës edhe për dy sezonet e ardhshme. Klubi portugez beson te 21-vjeçari shqiptar, me të cilin ka zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2026. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare në “Twitter”.
Tanimë Bajrami është pjesë e ekipit B, të cilin e udhëheq me shiritin e kapitenit në ligën e dytë të Portugalisë. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka bindur drejtuesit me aftësitë e shfaqura në fushë dhe me shumë mundësi do të vijë edhe debutimi me ekipin e parë në elitën e kampionatit portugez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Henrique Pereira, Bajrami e Rafael Rodrigues renovam contrato! #MadeInBenfica pic.twitter.com/7JT1XlDNDC
— SL Benfica (@SLBenfica) February 27, 2024