Berat Gjimshiti kthehet titullar në mbrojtje, Atalanta humbet me goleadë ndaj Parmës

Berat Gjimshiti ka refuzuar milionat nga Katari, duke vënë karrierën përpara pasurisë. Një vendim që e ka kthyer sërish titullar në fushën e lojës. Atalanta është përballur sot me Parmën në një takim miqësor.

Ndeshja ka përfunduar me një fitore të thellë nga Parma. Këta të fundit kanë triumfuar me shifrat 4-1. Man (6′, 52′), Bonny (32′) dhe Partipilo (78′) janë autorët e golave për Parmën, ndërsa goli i vetëm i bergamaskëve u shënuanga Lookman-i në minutën e 33-të të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/