Berat Gjimshiti është tunduar jo pak nga një ofertë e majme nga Katari. Mbrojtësit të Shqipërisë iu dha një rrogë tre herë më e lartë sesa ajo që merr te Atalanta. Në fillim, qasja e lojtarit ishte positive karshi ofertës së marrë.
Megjithatë duket se situata ka ndryshuar, të paktën sipas raportimit të mediave italiane. Ato theksojnë se Berat Gjimshiti ka refuzuar zyrtarisht ofertën e ardhur nga Katari dhe ka zgjedhur që të vazhdojë të luajë në nivele të larta me Atalantën, në Serinë A dhe në Champions League. /Sport Ekspres/