Berisha është i pafatë, dëmtimi i rëndë e lë jashtë fushave për 6 muaj

Bernard Berisha është duke përjetuar një nga çastet më delikate në karrierën e tij. Lojtari shqiptar ka pësuar një dëmtim të rëndë në përballjen e fundit kundër Kimkit në kampionat. Është vetë futbollisti iAkhmat Groznit ai që përmes rrjeteve të tij sociale ka përcjellë lajmin se do t’i duhet të qendrojë jashtë fushave për një periudhë 6-mujore.

“Të dashur fansa, miq dhe familjarë. Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës sime. Fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit pësova një dëmtim të rëndë. Do të më duhet të bëj një operacion sa më shpejt dhe të qëndroj larg futbollit për 6 muaj. Gjithçka është në dorën e Zotit. Do të rikthehem edhe më i fortë në fushë, inshallah”, ka shkruar Bernard Berisha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/