Rei Manaj ka rinovuar kontratën me Sivaspor në ditët e fundit, por kjo nuk e përjashton largimin e tij. Beshiktashi ka hyrë në garë dhe drejtuesit e k?tij klubi kanë kontakte me drejtuesit e Sivaspor sa i përket transferimit të shqiptarit.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Beshiktash ka ofruar në shkëmbim dy lojtarë, Mustafa Hekimoglu dhe Can Keles, për të marrë në shkëmbim Rei Manaj. Nga ana tjetër te Sivaspor janë shprehur se nuk ka ende një ofertë zyrtare, por nuk kanë mohuar kontaktet me Beshiktashin. /Sport Ekspres/