Beshiktashi do të ndryshojë ekipin në sezonin tjetër, Ernest Muçi dhe Imobile janë dy largimet e mëdha

Beshiktashi do të ndryshojë ekipin në sezonin tjetër. Shumë shpenzime ka bërë kjo skuadër në merkato duke sjellë edhe emra të mëdhenj si Imobile apo edhe 10 milionë eurot e shpenzuara për Ernest Muçin.

Por rezultatet nuk flasin shumë në favor të Beshiktashit në këtë sezon. Zhgënjimi më i madh në këtë ekip ka qenë padyshim Imobile. Sulmuesi i ardhur me një CV të pasur nga Serie A, nuk ka bërë diferencën në asnjë moment.

Ky është emri i parë i madh që do të largohet, por sipas mediave turke, rrugën e Imobile do ta ndjeki edhe Ernest Muçi. Sulmuesi shqiptar pritet që të mos jetë pjesë e Beshiktashit në sezonin tjetër, ndërsa turqit do të përpiqen që të marrin sa më shumë nga kartoni i tij dhe të investojnë në një tjetër lojtar. /Sport Ekspres/