Beshiktashi luan për një vend në grupet e Ligës së Europës, Muçi e nis nga stoli për të 4-tën herë radhazi

Beshiktashi do të përballet sot me Luganon për një vend në grupet e Ligës së Europës. Bardhezinjtë do të luajnë sot në transfertë, duke nisur nga ora 20:30, ndeshjen e parë të fazës “play off” kundër helvetëve. Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të fillojnë takimin mbrëmjen e sotme.

Ajo që vihet re është mungesa e Ernest Muçit në 11-shen titullare. Sot është ndeshja e 4-t radhazi për sulmuesin shqiptar që e nis nga stoli. Trajneri i ri i Beshiktashit po i beson Rafa Silvës, duke shtuar zërat për një largim të mundshëm të Ernest Muçit në këtë merkato vere./Halit Delibashi-Sport Ekspres/