Binjakët shqiptarë i rikthehen kohëve të arta, Stiveni merr notën më të lartë në Serinë B

Binjakët shqiptarë i rikthehen kohëve të arta, Stiveni merr notën më të lartë në Serinë B

Binjakët Shpendi i janë rikthyer sërish kohëve të tyre më të arta. Të dy vëllezërit shqiptarë po gëzojnë një formë të mirë në Serinë B, megjithëse tashmë luajnë në skuadra të ndryshme. Kristian Shpendi, që mban veshur fanellën e Çezenës, numëron 9 gola të shënuar dhe 4 asiste.

Ndërkohë të njëjtin numër golash ka shënuar edhe Stiven Shpendi, i cili në statistikat e tij ka edhe 1 asist. Sulmuesi i Empolit shënoi dopietë në ndeshjen e fundit në kampionat, ku ishte nga më të mirët në fushën e lojës. Stiven Shpendi është vlerësuar me notën 9.2, çka e ka përfshirë atë në formacionin më të mirë të javës së 26 të Serisë B. Vlen të theksohet se nota e futbollistit shqiptar është nota më e lartë që është marrë sa i përket ndeshjeve të zhvilluara në javën që lamë pas./Sport Ekspres/