Napoli nuk ka arritur të përfitojë dot nga hapi fals i hedhur nga Interi këtë fundjavë. Zikatrit barazuan ndaj Parmës dhe napoletanët kishin rastin e artë për të ngushtuar diferencën në vetëm një pikë. Por të kaltrit dështuan të merrnin tre pikët mbrëmjen e sotme kundër Bolonjës.
Anguisa kaloi Napolin në epërsi në minutën e 18 të takimit, duke rritur shpresat për një fitore të mundshme. Por kur kronometri po maste minutën e 64-t, Ndoji tundi rrjetën me një gol spektakolar. Një goditje me finte e lojtarit të Bolonjës prishi planet e ekipit të Antonio Kontes, që në këtë mbrëmje duhet të kënaqet me vetëm një barazim 1-1. Diferenca mes Interit dhe Napolit vazhdon të qendrojë 3 pikë, teksa kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit./Sport Ekspres/