Interi ka hedhur një hap fals në kampionat. Zikaltrit janë ndalur në një barazim 2-2 nga Bolonja. Ishin pikërisht këta të fundit që gjetën fillimisht golin me anë të Kastros në minutën e 15. Por vetëm 4 minuta më pas erdhi edhe goli i Dumfrisit, që i çoi shifrat sërish në baraspeshë.
Ndërkohë kur pritej vërshëllima e fundit e arbitrit për pjesën e parë, Lautaro Martinezi përmbysi shifrat. Megjithatë epërsia e Interit do të zgjaste deri në fund të këtij tami. Në minutën e 64-t ishte Holmi ai që fiksoi shifrat përfundimtare në 2-2;
Me këtë barazim Interi ka humbur mundësinë që të kalojë Napolin në renditje, pavarësisht faktit se ka në ndeshje më tepër në dispozicion për të luajtur. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Kristjan Asllani, i cili luajti për 70 minuta.//sport Ekspres/