“Bravo profesor Kërnaja”! Çelmeta vlerëson shumë trajnerin e Partizanit: Pas Elbasanit ka bërë punën më të mirë

Roland Çelmeta ka përgëzuar punën e bërë nga trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja. I ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”, Celmeta nuk ngurroi të komplimentonte drejtuesin e të kuqëve duke thënë se ka bërë punën më të mirë krahas Elbasanit.

“Bravo profesor Kërnaja, e mori Partizanin me 4 pikë. Krahas Elbasanit, Partizani ka bërë një punë të madhe, ka marrë 19 pikë dhe nuk është pak, me ato elemente që kishte pa hyrë në merkato. Humbja e Partizanit me Egnatian ishte faji i arbitrit, një penallti e padhënë për Partizanin”, tha Celmeta. /Sport Ekspres/