Brazili feston në ritmin “Samba”, a duhet që lojtarët e Shqipërisë të improvizojnë pak nga vallja shqiptare në festimin e një goli në Euro24?

Gjithmonë e më shumë po afron Euro24, teksa shqiptarët presin me interes performancën e Kombëtares. Në emisionin Koha Shtesë në Youtube është hedhur një ide për një festim të veçantë që mund të vinte nga Shqipëria në rastin e një goli.

Lojtarët e Kombëtares kanë treguar deri tani se mund të japin spektakël jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Shpeshherë i kemi parë duke kërcyer në dhomat e zhveshjes, madje edhe në aeorport. Por a do të ishte e bukur që ashtu si Brazili, që feston një gol avantazhi në ritmin e Sambës edhe lojtarët e Shqipërisë, nëse do të shënojnë një gol avantazhi në Euro24, të improvizojnë pak nga një valle shqiptare, për të treguar traditat tona? /Sport Ekspres/