Armando Broja i është rikthyer stërvitjes. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i Bërnleit. Skot Parkeri ka deklaruar për mediat se dëmtimi ishte më i lehtë nga sa dukej. Ai ka shtuar se Broja ka nevojë për pak punë, pasi është një lojtar i një niveli mjaft të lartë.
“Nuk është aq keq sa u duk kur po e shihja. Është vërtetë mirë. Shpresoj që Armandoja të jetë i disponueshëm për fundjavën. Kështu që gjithçka duket vërtetë pozitive.
Ai u stërvit në bar dje dje sot dhe do të shohim se si do të reagojë nesër. Por për momentin duket mirë. Ai ka nevojë për pak punë. Unë kam parë një përmirësim shumë të madh, kështu që jemi në drejtimin e duhur. Duhet të qendrojë i qetë dhe i përqendruar. Është një top, top lojtar. Kemi firmosur me të që të luajë këtu për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Skot Parkeri./Sport Ekspres/