“Broja ose Asani mund të jetë heroi ndaj Kroacisë”! Mitaj: U emocionuam shumë nga goli, Hysaj ka dhënë shpirtin për Kombëtaren

Mario Mitaj ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kroacinë. Mbrojtësi shqiptar ka shpjeguar edhe arsyet e humbjes me Italinë.

“Kush mund të jetë heroi ndaj Kroacisë? Broja ose Asani me golat e tij. Ne jemi një vend i vogël, të gjithë mund të bëhemi heronj, por Broja mund t’i bëj dëm kroatëve.

Ai goli i shpejt emocionoi të gjithë tifozët, por edhe ne. U kthyem direkt në mbrojtje pastaj, por ndaj Italisë nuk mund të mbrosh për 90 minuta kundër tyre.

Nuk besoj se luajti rol ana psikologjike, duhet t’i japim dorën, ishin më të mirë se ne. Hysaj? Nuk është bukur kur dëgjon këto kritika, Hysaj ka dhënë shpirtin për Kombëtaren

Në pjesën e parë nuk e preka topin thuajse fare prandaj u duk një performancë e dobët e imja, mua më pëlqen topi në kontroll. Të shohim ndaj Kroacisë, uroj të marrim një pikë”, tha Mitaj. /Sport Ekspres/