Armando Broja e ka nisur në mënyrë të pafat vitin 2025. Sulmuesi shqiptar la fushën i dëmtuar mbrëmjen e sotme në minutën e 32-të. Trajneri i Evertonit ka shpjeguar pas ndeshjes gjendjen e Brojës. Dyche ka deklaruar për mediat se gjendja fizike e Armandos do të vlerësohet dhe do të përcaktohet më pas shkalla e lëndimit.
“Do të duhet të presim dhe të shohim për Armandon. Ai goditi fushën teksa po përpiqej të gjuante (topin) dhe lëndoi veten”, ka deklaruar Sean Dyche./Sport Ekspres/