Shqipëria do të ketë në Europianin e Gjermanisë rivalë të fortë si Spanja, Italisë dhe Kroacia. Megjithatë duhet thënë se “axurrët” nuk janë më të pamposhtur dhe aq të frikshëm sa dikur në histori.
Për ta vërtetuar këtë mund t’i hedhim një sy listës së Italisë për miqësoret e marsit. Në sulm, praktikisht Shqipëria ka futbollistë më cilësorë se Italia. “Chiesa, Lucca, Orsolini, Raspadori, Retegui, Zaccagni dhe Zaniolo”, përbëjnë listën e kësaj Kombëtare, e cila nuk frikëson në pamje të parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/