Bylisi mund Vllazninë dhe del nga “zona e ftohtë”, fitore e madhe e Skënderbeut kundër Laçit

Pak më parë janë mbyllur dy ndeshje shumë delikate në këtë javë të Superiores. Bylisi ka arritur të fitojë ndaj Vllaznisë në shifrat 1-0, falë golit të realizuar nga Da Silva në minutën e 47. Puna për vendasit u lehtësua disi pasi shkodranët ngelën me 10 lojtarë që në minutën e 23 pasi Bajrami u ndëshkua me karton të kuq.

Një fitore që e bën Bylisin të kalojë përkohësisht zonën e ftohtë, ndërkohë asnjë problem për Vllazninë që është pjesë e Final Four-it dhe është në një pozicion komod. Nga krahu tjetër, finalja e mbijetesës mes Lacit dhe Skënderbeut përfundoi 1-2. Heroi i korcarëve është Bismark, që realizoi dy gola, duke bërë të pavlefshëm golin e Corderios në minutën e 37 te Laci. Me këtë fitore Skënderbeu ndihet disi më i qetë, ndërsa gjithë presioni i vazhdimësisë do të jetë tek Laci. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/