Pep Guardiola do të përballet me Realin e Madridit mbrëmjen e nesërme. Trajneri i Mançester Sitit është paraqitur në konferencë për shtyp përpara sfidës, ku nuk i ka kursyer batutat. I peytur nga njëri prej gazetarëve se cili do të ishte mesazhi i tij për Çabi Alonson, Guardiola është përgjigjur me një batutë që askush nuk e priste.
“I uroj Çabi Alonsos më të mirat. Ai mund t’i ndryshojë gjërat te Reali i Madridit. Mesazhi im për të? Çabi Alonso duhet të urinojë me të tijin. Nuk do të urinojë parfum, kështu që do t’ja dali mirë. Ju pëlqeu ky titull, apo jo? E morët fjalinë…”, është shprehur ndër të tjera Pep Guardiola./Sport Ekspres/