E ardhmja e Marash Kumbullës mbetet ende e paqartë. Me Parmën që interesohet për shërbimet e tij dhe mëdyshjes së De Rosit për ta pasur pjesë të projektit, mbrojtesi shqiptar gjendet në dilemë. Dëshira e vetë 24-vjeçarit është të qendrojë te Roma, por më parë duhet të bindë stafin që e meriton të mbajë veshur fanellën verdhekuqe.
Sot është momenti i provës për Marash Kumbullën. De Rosi e ka përzgjedhur titullar në miqësoren e sotme, pasi dëshiron të vlerësojë potencialin e tij për sezonin e ardhshëm. Roma do të luajë përballë sllovakëve të Koshices, duke nisur nga ora 19:30./Halit Delibashi-Sport Ekspres/