“Çdo trajner do ta donte Rei Manajn në ekip”, trajneri i i Sivasporit synon rikthimin e sulmuesit shqiptar: Po punojmë për situatën e tij

Te Sivaspori ka nisur t’u mungojë Rei Manaj. Sulmuesi shqiptar kaloi një oeriudhat e tij më të suksesshme në karrierë te klubi turk, por në verë u largua në Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, te Sivaspori po shqyrtojnë sërish mundësinë për ta rikthyer në skuadër lojtarin e Kombëtares kuqezi. Vetë trajneri Altiparmak ka pranuar se do të donte të kishte Rei Manajn në skuadrën e tij dhe për këtë arsye po punohet në merkato për ta bindur të rikthehet. Por mbetet për t’u parë nëse kjo pistë do të realizohet ose jo.

“Ne e duam vërtetë Rei Manajn. Do të donim të shihnim një lojtar si Manaj këtu. Pavarësisht nëse ndodh apo jo, po punojmë për situatën e lidhur me të. Çdo trajner do ta donte Manajn në ekipin e tij dhe ne e duam shumë atë”, ka deklaruar Mehmet Altiparmak./Sport Ekspres/