Çelsi trondit PSG-në në finale, blutë mundin me tre gola makinerinë e Luis Enrikes dhe fitojnë Botërorin e Klubeve

Çelsi ka tronditur PSG-në ditën e sotme. Makineria e pathyeshme e Luis Enrikes është mposhtur sot nga blutë e Londrës. Ekipi anglez ka fituar me shifrat 3-0 në finalen e Botërorit të Klubeve, i cili u zhvillua në SHBA.

Kol Palmeri tundi rrjetën në minutat 22 dhe 30, ndërsa Zhoao Pedroja trefishoi rezultatin në minutën e 43-të. PSG-ja zotëroi topin për 63% të lojës, por pa mundur që të ndryshonte fatin e takimit. Në fund, trofeu përfundoi në duart e lojtarëve të Çelsit, të cilët në fillim të ndeshjes hynë në fushë si jofavoritë përballë një PSG-je që ishte treguar e frikshme këtë sezon./Sport Ekspres/