Ditmar Bicaj ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, atje ku është folur për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një analizë interesante nga ana e Bicajt për mënyrën sesi e sheh këtë ndeshje, ndërsa është ndalur edhe tek Armando Broja, ylli i Kombëtares. Sipas Bicajt, tani Shqipëria ke nevojë për të dhe nëse Broja nuk do të përgjigjet, magjia e tij do të binte tek kuqezinjtë. (Emisionin e plot me Ditmar Bicajn në Koha Shtesë e gjeni më poshtë)
“Kundër Serbisë duhen burra, duhen lojtarë që kanë dëshirë për të fituar dhe e vlerësojnë fanellën që veshën. Ta shohin Serbinë në sy dhe t’i tregojmë se këtu është Shqipëria. Për mua ndeshja me Serbinë do të vendos shumë për Armando Brojën. Ky do të jetë takimi që ose ne “do të ndajmë rrugët” me Brojën ose do të vazhdojmë ta mbajmë në shpinë Armando Brojën. Ka potencial të madh, lojtari që duan më shumë tifozët. Prandaj thashë, ose Broja do të jetë djali i artë sic ka qenë deri tani ose do të fillojmë me bisedat pastaj do të grumbullohet apo nuk do të grumbullohet. Tani Shqipëria ke nevojë vërtet për Armando Brojën.
Sigurisht që është ndeshje futbolli, nuk do bëjmë luftë. “Lufta” e vetme në këtë rast është futbolli. Pra një Adem Jashari për ne është Mirlind Daku në fushë, një Azem Galicë është Ramadani, nëse është një Cerciz Topulli është Qazim Laci. Pra këto janë heronjtë tanë kombëtar për 90 minuta. Nuk do marrim armët, por arma jonë më e mirë do të jenë duelet fizike, mendja e ftohtë dhe fitorja në fund”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/