Chelsea gjen sulmuesin për sezonin e ri, bën gati 35 milionë paundë për lojtarin e Atletico Madridit

Chelsea ka gjetur sulmuesin e ri për sezoni e ardhshëm. Samu Omorodioni do të jetë lojtari më i ri i bluve të Londrës. Fabrizio Romano raporton se palët kanë rënë dakort për të firmosur një kontratë 7-vjeçare. Chelsea do të paguajë 35 milionë paundë në llogarinë bankare të Atletico Madridit për sulmuesin 20-vjeçar.

Klubi anglez ka fituar garën me Bayer Leverkusenin për shërbimet e  Omorodionit. Një transferim i tillë rrit edhe më shumë shanset për shitjen e Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar kërkohet nga disa klube në merkato, megjithëse ende nuk është konkretizuar asgjë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/