Armando Broja arriti që të shënonte në ndeshjen e djeshme mes Chelsea dhe Preston në FA CUP. Ky ishte goli i parë i sulmuesit shqiptar për vitin 2024.
Fati duket se po i buzëqesh Brojës dhe sulmuesi tani ka pak shanse të largohet. Jackson do të jetë një muaj larg londinezëve pasi ka filluar Kupa e Afrikës dhe lojtari është thirrur nga Kombëtarja.
Nkuku mund të improvizohej në rolin e një “9”, por edhe ky sulmues është dëmtuar dhe do të mbetet jashtë për tre javë. Në këto kushte, Armando Broja është zgjidhja e vetme për Pochetino-n si sulmues qendre. /Sport Ekspres/