Chelsea i ka vendosur çmimin Armando Brojës sa i përket shitjes së tij. Sulmuesi shqiptar është jashtë planeve të Chelsea dhe nuk u grumbulluar as për Botërorin e klubeve. Nga ana tjetër çmimi i vendosur për futbollistin shqiptar i kaloi të gjitha pritshmëritë.
Sipas raportimeve të fundit të mediave britanike, Chelsea kërkon më së paku 25-30 milionë euro që të vazhdojë bisedimet për shitjen e lojtarit të Shqipërisë. Një shifër shumë e lartë duke pasur parasysh dëmtimet e shpeshta të Brojës në vitet e fundit dhe faktin se nuk ka lënë gjurmë për shkak të minutave të pakta.
Nga ana tjetër pritej që vlera e kartonit të Brojës në këtë moment të kishte pësuar një ulje në rreth 10-15 milionë euro, por ky përgjysmim nuk ka ndodhur për londinezët. E gjitha kjo në dukje është një “lajm i mirë” pasi tregon vlerën e lartë në treg, por dhe shumë e rrezikshme.
Për shkak të kësaj vlere të lartë, Broja mund të përfundojë në një tjetër huazim ose do të gjejë një ekip të ri në orët e fundit të merkatos së verës, siç ndodh gjithmonë. Kjo dëmton seriozisht lojtarin që duhet të transferohet sa më shpejt në ekipin e ri pasi kështu humbet fazën përgatitore me ekipin e ri dhe kjo i sjell ngarkesë të madh gjatë ndeshjeve të kampionatit duke e çuar në një dëmtim të ri dhe në një luftë më të madhe për vendin e titullarit, kur 11-sha është e konsoliduar.
Gjithashtu një shifër të tillë me këtë formë të Brojës mund të ishin të gatshme ta paguanin vetëm ekipet jashtë Europës në pamje të parë, që do të sillte “fundin e parakohshëm”. /Sport Ekspres/