Artan Hoxha ka diskutuar listën paraprake të Silvinjos në studion e emisionit “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”. Gazetari shqiptar ka nxjerrë një tezë të re për mosgrumbullimin e Cikalleshit, Uzunit dhe Bares. Ai tha se këta lojtarë, së bashku me disa të tjerë, kanë krijuar një grup të tyrin që ka prishur harmoninë në skuadër. Për këtë arsye Silvinjo vendosi t’i linte jashtë.
“Nuk e kam plotësisht të konfirmuar, por edhe një element tjetër që e ka dëmtuar Cikalleshin, Baren dhe Uzunin është elementi që ata ishin një grup brenda skuadrës, që me 3-4 lojtarë të tjetrë krijonin edhe probleme. Trajneri e ka parë edhe këtë element. Ka dashur ta zgjidhë edhe në këtë fortë. Këta, duke qenë për një kohë të gjatë në Kombëtare, çdo lojtar i ri që vjen është i varur nëse do të pranojnë këta ta komportojnë apo jo. Pra, nëse në skuadër të krijohet një grup i tillë aty brenda që të saboton. Mbase nuk e bëjnë me vetëdije, sepse ata kanë një kohë të gjatë me njëri-tjetrin dhe e favorizojnë njëri-tjetrin.
Silvinjo i ka paraprirë kësaj gjëje. P.sh.: Keidi Bare është një lojtar i formaur te Altetiko e Madridit dhe luan me Espanjolin, pra është një lojtar shumë i mirë. Por aty brenda është shumë i rëndësishëm krijimi i atmosferës.Duke mos u future në formacion shumë ndeshje, kjo krijonte pakënaqësi. Lojtarët me njëri-tjetrin flasin dhe duke folur me njëri-tjetrin ata fillojnë e dëmtojnë atmosferën aty. Janë goditur lojtarë që kanë një kohë të gjatë në Kombëtare”, ka thënë Artan Hoxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/