31 ndeshje pa asnjë humbje! Xabi Alonso ka çuditur botën e futbollit me Leverkusen. Në Bundesligë, Leverkusen është i pandalshëm dhe së fundmi ka mundur Bayern Munchen. Gjithashtu Leverkusen po i afrohet rekordit të bavarezëve, ku duan edhe dy ndeshje të mbyllur me barazim ose fitore, për të qenë ekipi që nuk është mundur më gjatë në Gjermani.
Por cili është sekreti i Xabi Alonso? Granit Xhaka e ka thënë: ‘Ka disa stërvitje ku Xabi Alonso vapron më shumë se ne lojtarët”. Ky përshkrim na kujton edhe trajnerin e Shqipërisë, Silvinjon, i cili vrapon po aq shumë në stërvitje dhe ndeshje, duke i dhënë një motiv shtesë futbollistëve me energjinë e tij. Ky tip trajneri në futbollin modern mund të shkojë larg. /Sport Ekspres/