Lojrat Olimpike kanë ofruar sot një nga ngjarjet më të rralla në historinë e futbollit. Argjentina shënoi në minutën e 16 shtesë, por goli solli acarimin e tifozëve të Marokut. Këta të fundit hynë në fushë, e madje goditën lojtarët argjintinas me gota plastike dhe me fishekzjarre. Një kaos që solli ndërprerjen e lojës.
Pas më shumë se një orë ndërprerje, arbitri mori vendimin për të parë aksionin e golit në monitorin e VAR-it. Nga pamjet që kishte në dispozicion, gjyqtari u bind për pozicion jashtë loje dhe anulloi golin. Për më tepër, lejoj edhe disa minuta lojë, që sollën edhe golin e fitores për Marokun.
Trajneri Havier Maskerano ka shfryrë në rrjetin e tij social në “Twitter”, ku ka shkruar: “Cirku më i madh që kam parë në jetën time”. Ndërkohë, në intervistën e dhënë pas ndeshjes, ai u shpreh se loja u ndërpre për arsye sigurie dhe nuk duhej të rifillonte sërish. Ai ka shtuar se lojtarët pritën shumë gjatë dhe nuk u njoftuan në asnjë çast se do të dilnin sërish në fushë. Madje sipas tij, as futbollistët e Marokut nuk dëshironin të luanin më./Halit Delibashi-Sport Ekspres/