Çmenduri/ Armando Broja nuk shënoi gol, shqiptari hidhet në detin e akullt të Danimarkës me -7 gradë (VIDEO)

Armando Broja ka pësuar një tjetër dëmtim. Sulmuesi i frikësoi të gjithë tifozët shqiptarë teksa në minutën e 30 në ndeshjen kundër Bornemouth kërkoi ndihmën e mjekëve pas dhimbjeve të mëdha që po ndiente në këmbë dhe në shpinë. Në minutën e 18 të takimit, Broja tentoi që të godiste drejt portës, por nuk i bëri mirë llogaritë dhe në fakt goditi më shumë fushën e blertë.

Kjo i solli dhimbje të mëdha duke mos e vazhduar më tej ndeshjen. Megjithatë lajme të mira vijnë nga Anglia. Sipas mediave britanike, Armando Broja nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz. Sulmuesi ndien pak dhimbje në shpinë, por janë të lehta dhe sipas stafit mjekësor, do të mungojë vetëm një javë.

Pra Broja nuk humbet asnjë ndeshje me rëndësi, teksa gjatë kësaj periudhe Evertoni ka vetëm një ndeshje të lehta ndaj Peterbourgh në Kupë, ndërsa më pas Armando do të rikthehet në fushë në ndeshjen tjetër të kampionatit, kundër Aston Vilës.

Por përpara këtij takimi, Broja luajti 4 ndeshje në muajin dhjetor, ku në më shumë raste erdhi nga stoli. Gazetari shqiptar që jeton në Danimarkë, Redian Ara, kishte vendosur një bast nëpërmjet medias së tij në Tëitter, Albanian Football. Sipas këtij basti, nëse Armando Broja nuk do të shënonte gol në muajin dhjetor, atje ku ndeshja e fundit ishte me Nottingham Forest, Rediani do të hidhej në detin e akull danez nga 5 metra lartësi.

Për fat të keq, Broja nuk arriti të shënojë në asnjë takim, megjithëse ishte afër në dy momente, veçanërisht në atë aksion të krijuar nga këmbët e tij kundër Manchester City dhe në një goditje ndaj Nottingham Forest.

Por sulmuesi shqiptar nuk e ka shënuar ende golin e parë dhe për këtë arsye Rediani duhej të hidhej në detin e akullt danez në një kohë që vendin e kishte mbuluar bora dhe temperatura në Danimarkë shënonte minus shtatë gradë. Sigurisht, fjala duhej të mbahej por vetë Rediani kërkon që Armando të fillojë të shënojë gola pasi nuk e ka ndërmend më që të provojë një tjetër eksperiencë të tillë. /Sport Ekspres/