Cmenduri/ Ernest Muçi është fenomen, gol fitore në fund dhe shpërthen ndaj trajnerit, plas keq në Turqi

Ernest Muçi është duke kaluar formën më të mirë të karrierës së tij. Futbollisti shqiptar nuk po njeh më limite dhe sot ka arritur sërish që të jetë protagonist te Trabzonspori. Gol pas goli, ndeshje pas ndeshje, askush nuk mund ta ndal dot lojtarin e Shqipërisë. Trabzonspori arriti të fitonte sot në transfertën e vështirë ndaj Kocalispor në shifrat 1-2, falë një goli të Ernest Muçit në minutat e fundit.

Një ndeshje e cila filloi tre ditë më përpara. Trajneri i Kocalispor u zotua se do ta ndalonte Ernest Muçin nga shënimi i golit pasi e konsideronte shqiptarin si lojtarin kryesor të Trabzonsporit. Trajneri kundërshtar besoi se kishte formulën e duhur për ta bërë këtë dhe ia arriti deri në minutën e 90.
Duke parë faktin se Muci është i dobët fizikisht, sapo ai kapte topin, dy lojtarë kundërshtarë i futeshin me agresivitet për ta hedhur në tokë shqiptarin. Derisa në minutën e 90, një kundërsulm i Trabzonsporit, Muci krijon pak hapësirë për vete dhe me një silurë nga distanca gjen rrjetën. I menjëhershëm ishte festimi i Mucit duke iu drejtuar trajnerit të Kocalispor me gishtin e vendosur në hundë që duhej të heshte dhe të fiksonte mirë në kokë se nuk mund ta ndalonte nga një gol i shënuar.

I menjëhershëm ishte edhe postimi thumbues i Trabzonsporit që teksa postonte golin e Mucit shkruante: “Nëse Muci dëshiron, goli do të shënohej gjithsesi, do të gjendet mënyra”. Të gjithë në Turqi po flasin për këtë episod, sesi trajneri i Kocalispor u hesht nga Muci, me një zotim të pambajtur, për më tepër me një gol që erdhi në minutën e 90 dhe i dha fitoren Trabzonsporit. Në fund shqiptari kërkonte të qëndronte në prapavijë në festën e ekipit për të mos marrë vëmendjen kryesore, por më pas ai u shty nga shokët e ekipit për të qenë në krye të radhës, si heroi kryesor, që të kryesonte korin dhe turmën e tifozëve të Trabzsonsporit. /Sport Ekspres/