Barcelona bie në fund. Diego Simeone thyen mallkimin e tij dhe merr për të parën herë fitore në shtëpinë e katalanasve në drejtimin e Atletikos së Madridit. Blaugranat kaluan të parët në epërsi falë golit të Pedrit në minutën e 30 të ndeshjes, por goli i mesfushorit spanjoll në fund do të vlente vetëm për statistika.
De Poli ktheu sërish baraspeshën në minutën e 60, ndërsa në të 96-n ishte Sorlothi ai që i dha goditjen e “knock out”-it Barcelonës. Atletiko e Madridit fiton kështu me rezultatin 1-2, duke i marrë vendin e parë në renditje skuadrës së drejtuar nga Hansi Fliku./Sport Ekspres/