Një çmenduri e madhe vjen nga Conembol, në finalen e Copa America. Për herë të parë janë prekur edhe rregullat e futbollit, në ndeshjen që do të ketë vëmendjen e gjithë botës së futbollit, Argjentinë-Kolumbi.
Dihet se pushimi i pjesës së parë është 15 minuta dhe më pas ekipet dalin në fushë për të vazhduar takimin. Por në këtë finale, pushimi për lojtarët do të shtyhet dhe ata do të dalin në fushë pas 25 minutash.
Arsyeja është qesharake, Shakira do të këndojë në pushimin mes pjesëve për të argëtuar të pranishmit dhe për këtë arsye i është dashur më shumë kohë për të performuar, duke marrë nga koha e pushimit.
Trajneri i Kolumbisë, Nestor Lorenzo, nuk e kurseu ironinë për këtë vendim. “Uroj të kënaqeni me Shakirën. Lojtarët do të jenë ftohur deri atëherë, megjithëse kjo vlen për të dyja ekipet. Sigurisht që kur rregullat ndryshojnë, ndryshojnë për të dyja skuadrat, fusha është e keqe për të dyja skuadrat apo edhe moti. Nuk mund të them nëse është i keq apo i mirë për njërën palë apo tjetrën. Nuk e kuptoj fare këtë vendim, unë uroj që finalja të jetë normale dhe si finalet e mëparshme”, tha Lorenzo. /Sport Ekspres/