Çmenduri te Chelsea, klubi londinez zyrtarizon sulmuesin e 13

Reparti i sulmit te Chelsea rezulton një kaos i vërtetë. Klubi londinez ka zyrtarizuar sot sulmuesin e 13 në skuadër. Bëhet fjalë për Jamie Gittens-in, i cili më parë mbante veshur fanellën e Borusias së Dortmundit. Lojtari 21-vjeçar luan në krahun e majtë të sulmit, repart i cili përbëhet edhe nga 12 sulmuesë të tjerë.

Noni Madueke, Joao Felix-i, Liam Delapi, Joao Pedroja, Nico Jackson-i, Pedro Netoja, Raheem Sterlingu, Christopher Nkunku-ja, Armando Broja, Tyrique George-i, Marc Guiu dhe David Datro Fofana janë të gjithë pjesë e ofensivës së bluve të Londrës. Drejtuesit e klubit anglez i pret një punë e madhe këtë verë, pasi duhet të gjejnë një ekip të ri për gjysmën e emrave të sipërpërmendur./Sport Ekspres/