Një çmenduri e madhe për mënyrën sesi ka shkuar ky sezon në Serinë A. Interi dhe Napoli kanë luftuar deri në fund për titullin kampion dhe vetëm në mbrëmjen e djeshme në saj të kombinimeve të rezultateve nga dy ekipet, titulli ka ndërruar duar disa herë, sa te Interi dhe sa te Napoli.
Në fund, gafa e madhe e Interit në barazimin 2-2 ndaj Lacios, bëri që të mos përfitohet në gabimin e radhës tjetër të Napolit. Por në ndeshjen e fundit, Napoli ka pak shanse ose të mos themi aspak për të gabuar.
Në shtëpi do të pres Cagliarin dhe të fitohet një titull në javën e fundit në shtëpi, është një çmenduri e madhe dhe një shans që vjen, njëherë në jetë. Për këtë arsye kur sot në orën 15:00 kanë dalë biletat për Napol-Cagliari, ka pasur në një moment rreth 440 mijë tifozë të Napolit që kishin hyrë në blerjen online të biletave dhe po prisnin në radhë. /Sport Ekspres/